Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

3 javë nga sulmi në zemër, Edoardo Bove rikthehet te Fiorentina

Shkruar nga NEWSPORT
3 javë nga sulmi në zemër, Edoardo Bove rikthehet te Fiorentina
Edoardo Bove

Edoardo Bove është rikthyer te Fiorentina vetëm 3 javë pas sulmit në zemër. Italiani ditën e djeshme vizitoi skuadrën në qendrën stërvitore në “Viola Park”, me ekipin që po u jepte dorën e fundit stërvitjeve për duelin e ditës së sotme.

Gjithashtu mesfushori do të jetë në stadium për të mbështetur skuadrën dhe për të qenë afër shokëve të ekipit në sfidën që “vjollcët” do të luajnë ndaj Udineses në kampionat. Kujtojmë se Bove pësoi sulm në zemër në sfidën ndaj Interit më 1 dhjetor dhe tashmë ka vendosur një defibrilator.

Sipas rregullave aktuale të Serie A, Bove nuk mund të luajë me një defibrilator të implantuar, por spitali i ka ofruar një pajisje të tillë që mund të hiqet më vonë.  22-vjeçari, i cili është huazuar nga Roma me opsion blerjeje, ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asistime në 14 paraqitje zyrtare për Fiorentinën këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga