Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Kampion në Euro 2020, italiani e mbyll me futbollin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kampion në Euro 2020, italiani e mbyll me futbollin
Italia

Leonardo Bonucci e ka mbyllur me futbollin e luajtur pas 19 viteve karrierë. Ish-qendërmbrojtësi i kombëtares së Italisë e ka dhënë lajmin për për varjen e “këpucëve në gozhdë” me anë të një video të publikuar, ku shikon momentet më të bukura të këtij rrugëtimi të gjatë.

Bonucci e ka nisur karrierën e tij në vitin 2005, ku për herë të parë u bashkua me ekipin e Viterbese. Po atë vit, 39-vjeçari u transferua te Inter U19, ku për 1 vit do ia dilte të kapte ekipin e parë. Më pas aventura e Bonuccit vazhdoi te Treviso, Pisa, Genoa, Bari, Juventus, Milan, Union Berlin dhe së fundmi Fenerbahce në Turqi.

Por, më së shumti Bonucci ka spikatur me fanellën e Juventusit ku në dy periudha të ndryshme ka luajtur për 12 vite me ta. Në një treshe legjendare ka qenë pikërisht edhe Bonucci, së bashku me Barazaglin dhe Chiellinin.

Bonucci ka koleksionuar plot 22 trofe. 1 Europian me Italinë në vitin 2021, 9 Scudetto, 5 Kupa të Italisë, 5 Superkupa të Italisë, 1 Scudetto për të rinj dhe 1 Kupë të Italisë për të rinj. Gjithashtu, italiani ka fituar edhe çmimin “Lojtari i Vitit” në vitin 2016.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga