Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

1 javë pas atakut kardiak që pësoi në fushë, Edoardo Boves i vendoset defibrilator

Shkruar nga NEWSPORT
1 javë pas atakut kardiak që pësoi në fushë, Edoardo
Edoardo Bove

Edoardo Bove i është vendosur defibrilator dhe ndërhyrja ka përfunduar me sukses. Ndërhyrja është bëë në Firence në spitalin ku futbollisti qëndron prej ditës së parë.

Bove do të mbajë për disa muaj defibrilatorin dhe vazhdimisht do të jetë nën kujdesin e mjekëve, të cilët do të mbikqyrin edhe ecurimë e tij. Pas disa muajsh më pas do t’u nënshtrohet sërish vizitave të specializuara, ku do të shikohet nëse paisja do të hiqet apo do të mbahet përgjithmonë.

Në rast se merret vendimi që futbollisti duhet ta mbajë përherë, ai do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje siç ka ndodhur me Cristian Eriksen në vitin 2021. Por nëse diçka e tillë ndodh, atëherë italiani nuk do të mund të luajë në Serie A, pasi rregullat nuk e lejojnë diçka të tillë.

22-vjeçari pësoi atak kardiak para 1 jave në sfidën që Fiorentina po zhvillonte ndaj Interit. Në minutën e 15-të të ndeshjes italiani ra pa ndjenja në fushë, gjë e cila trmerroi të gjithë të pranishmit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga