Al Nassr u përball sot në një duel me Damacun, i cili përfundoi në rezultatin 2-1, në favor të ekipit të yllit portugez, Cristiano Ronaldo. Në fakt paraqitja e të cilit nuk mund të zhgënjejë. Protagonist i pamohueshëm në këtë ndeshje ku shënoi golin e 2-të për skuadrën në minutën e 50-të.
Sukses për ekipin por edhe një yll më shumë në paraqitjen individuale të legjendës portugeze, duke u rikthyer pas në kohë tek delarata e CR7-ës i cili ka thënë se synon arritjen e 1000 golave.
Shifër së cilës sa vjen i afrohet pasi me golin e sotëm Ronaldo numëron 960 gola deri tani, ku ka edhe 40 të tjera për të arritur tek objektivi tij.
Prezenca e portugezit në fushë nuk lë vend për diskutime, pasi vetëm me ekipin nga ku po luan aktualisht me Al Nassrin, superylli ka shënuar 116 gola.

