
Real Madridi mund të synojë Florian Wirtzin pas emërimit të Xabi Alonsos si trajner të ri. Me një pretendent, Manchester City , tani jashtë garës për Wirtz, një tjetër mund të dalë së shpejti në garë, Real Madridi. Sipas “Radio Marca”, trajneri në largim i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka shprehur dëshirën për të vazhduar punën me gjermanin sezonin e ardhshëm te Real Madrid.
Pasi të marr drejtimin e klubit të kryeqytetit spanjoll, Alonso mund të zbatojë sistemin e tij të preferuar 3-5-2, me Wirtz që do të zërë rolin e numrit 10, ashtu siç ka bërë në mënyrë efektive te Leverkusen.
Mundësia për të vazhduar të punojë nën drejtimin e një trajneri që ai e njeh, e respekton dhe i beson në një nga klubet më të mëdha në botë mund të jetë një faktor vendimtar në planet e ardhshme të yllit të Leverkusenit.
Nëse interesi i Real Madridit është serioz, ata mund të dalin si sfidues të fortë për Bayern Munich, të cilët aktualisht shihen si favoritë për të nënshkruar me 22-vjeçarin.