
Armando Broja dhe Kyle Walker-Peters kur ishin pjesë e Southampton
Kyle Walker-Peters është futbollisti më i ri i West Ham. Mbrojtësi 28-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Southampton për të nisur një të re me “Çekanët”.
West Ham nuk harxhoi para për të afruar Walker-Peters, për shkak se këtij të fundit i kishte përfunduar kontrata me Southampton. Ndërkohë që me ekipin e ri, mbrojtësi ka firmosur për 3 vite.
Walker-Peters ka luajtur për vetëm dy ekipe në Angli, me Tottenham dhe Southampton. Tek këta të fundit ka pasur shok ekipi edhe Armando Brojën.
Poll