Rafael Leao & Tammy Abraham
Tammy Abraham është futbollisti më i ri i Aston Villa. Sulmuesi 28-vjeçar ka vendosur të largohet nga Besiktas, për të nisur një aventurë të re në Premier League e Anglisë.
Vetë futbollisti ka firmosur kontratë 4.5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez, klubi i Aston Villa ka paguar 21 milionë euro.
Abraham është një sulmues që e ka nisur karrierën në Angli me Chelsean. Ndërkohë që te Aston Villa është një rikthim, pasi ka qenë i huazuar në sezonin 2018/2019. Ai gjithashtu ka luajtur me Milan dhe Roma.
Poll
