
Viktor Gyokeres është lojtari më i ri i Arsenalit. Këtë njoftimi e ka lançuar vetë klubi londinez në rrjetet e tij sociale. Bomberi 27-vjeçar i bashkohet “Topçinjëve” pasi shënoi 97 gola në 102 prezenca me Sportingun.
Klubit anglezë i kushtoi ky operacion në total 73 milionë euro, specifikisht 63 milionë euro në marrëveshjen fillestar dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Kontrata është 5-vjeçare, e cila e mban të lidhur me Arsenalin deri në verën e vitit 2030.
“Të jem pjesë e këtij klubi dhe të shënoj me këtë fanellë dhe me këtë stemë para të gjithë tifozëve, mezi pres. Do të jetë një ndjenjë e mrekullueshme.
Tani që vij këtu në një klub në nivelin e Arsenalit, mendoj se do të më ndihmojë të performoj edhe më mirë me të gjithë lojtarët e mrekullueshëm në këtë ekip. Jam shumë i emocionuar që do të filloj”, fjalët e para të Gyokeres si lojtar i “Topçinjëve”.