
Kevin de Bruyne dhe Issa Kabore ©Credits Transfermarkt
Issa Kabore nuk ka vend te Manchester City. Edhe pse kartoni i mbrojtësit nga Burkina Faso është në zotërim të “Qytetarëve” prej pothuajse 5 vitesh, ai vazhdon të dërgohet në huazim.
Gjatë sezonit të fundit ishte në huazim te Luton dhe Benfica, teksa është larguar përsëri nga City. Pep Guardiola nuk e preferon dhe Kabore është huazuar këtë herë në Gjermani.
Është klubi i Werder Bremen që ka transferuar 23 vjeçarin, huazim që do të jetë i vlefshëm deri në fund të sezonit aktual.
View this post on Instagram
Poll