
Kiernan Dewsbury-Hall është futbollisti më i ri i Everton. Mesfushori 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Chelsea, për të nisur një të re me klubin tjetër anglez.
Me këta të fundit, Kiernan ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Everton ka shpenzuar 28.65 milionë euro.
Kujtojmë se 26-vjeçari e ka nisur karrierën e tij te Leicester, për të luajtur më pas me Blackpool dhe Luton, e më vonë me “Blutë e Londrës”. Ndërkohë që Kiernan Dewsbury-Hall shihet si përforcimi ideal për mesfushën e Everton.
Kujtojmë se Everton më parë kishte transferuar Armando Brojën në formë huazimi nga Chelsea. Por në fund të kësaj formule, klubi nga Liverpool nuk preferoi ta mbante në ekip shqiptarin.