
Caoimhin Kelleher & Alisson Becker
Ditën e djeshme, Mark Flekken konfirmoi largimin nga Brentford për t’u transferuar tek Bayer Leverkusen. Skuadra e Premier League nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur zëvendësuesin e portierit holandez.
Portieri Caoimhin Kelleher është blerja më e re e Brentfordit në merkaton e verës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Premier League përmes një postimi në faqen zyrtare, ku transferohet portieri për 14.8 milionë euro.
Caoimhin Kelleher vendosi të largohej përfundimisht nga Liverpooli pasi nuk po gjente hapësira duke parë dhe performancat e Alisson. Portieri irlandez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Brentford.
View this post on Instagram
Poll