Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Njeh vetëm humbje në Premier League, ekipi i jep besim! Trajneri portugez rinovon me klubin anglez

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Njeh vetëm humbje në Premier League, ekipi i jep besim!
Vítor Pereira & Ruben Amorim

Ekipi i Wolves nuk njeh asnjë fitore dhe asnjë barazim këtë sezon në Premier League, por vetëm humbje në 4 javë. Një përgjegjësi e madhe kjo për trajnerin Vítor Pereira, për të cilin është marrë një vendim.

Klubi i Premier League dhe trajneri 57-vjeccar kanë zgjatur bashkëpunimin mes palëve, përtej rezultateve të këqija. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Wolves nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Vítor Pereira ka firmosur një kontratë të re me “ujqërit” deri në qershor të vitit 2028. Tekniku portugez e ka marrë drejtimin e Wolves në dhjetorin e vitit të kaluar, duke i drejtuar për 30 ndeshje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wolves (@wolves)

Poll

Lexo gjithashtu