
Tifozët e Southampton
Ivan Juric është trajneri i ri i Southampton. Një vendim surprizë ky nga klubi anglez, që emëron trajnerin nga Gadishulli i Ballkanit. Ish-lojtari i Hajduk Split në Kroaci, tashmë do të jetë ‘timonieri’ i ri i ‘Shenjtorëve’.
Kroati do të nënshkruajë me Southampton një kontratë 1.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Kujtojmë që më herët, Juric ka drejtuar ekipe si Roma, Torino, Verona, Genoa dhe Crotone.
Një ëndërr e realizuar për ish-mesfushorin 49-vjeçar që dikur luante në Ballkan, e tanimë do të stërvisë një skuadër në kampionatin më të fortë në botë.
View this post on Instagram
Poll