
Giovanni Leoni
Giovanni Leoni ka bërë një hap të madh në karrierën e tij në këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi i talentuar italian është përforcimi më i ri i Liverpoolit në mbrojtje.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi “The Reds” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Me shitjen e 18-vjeçarit tek kampionët e Anglisë, Parma ka mbushur arkat e klubit me 31 milionë euro.
Kjo është aventura e parë e Giovanni Leonit jashtë Italisë. Në sezonin që lamë pas në Serie A, talenti italian zhvilloi 17 ndeshje me Parmën dhe shënoi një gol.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
Shkarkim nga detyra? Ruben Amorim i ftohtë: S’kam frikë!
PREMIER LEAGUE