
Facundo Pellistri
Facundo Pellistri është lojtari më i ri i Panathinaikos. Sulmuesi 22-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Manchetser United për të nisur një të re në Greqi.
Panathinaikos ka shpenzuar 6 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit uruguajan. Ndërsa, ky i fundit ka firmosur me grekët një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028.
Pellistri është një lojtarë i dalë nga klubi uruguajan, Penarol, teksa gjatë periudhës së tij te Manchester United është huazuar dy herë. Sulmuesi ka veshur edhe fanellën e Alaves dhe Granadës në Spanjë.
View this post on Instagram
Poll