
Morgan Gibbs-White
Në Angli ishte konfirmuar se Morgan Gibbs-White do të transferohej te Tottenham Hotspur. Por situata e mesfushorit 25-vjeçar ndryshoi papritur ditët e fundit, i cili vendosi të qëndrojë te Nottingham Forest.
Pak orë më parë, Gibbs- White ka rinovuar kontratën me klubin anglez deri në qershorin e vitit 2028. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Nottingham nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Gjithashtu, në kontratën e re ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë paundësh. Sezonin e kaluar në Premier League, Gibbs- White regjistroi 34 paraqitje, shënoi 7 gola dhe asistoi 10 herë.
View this post on Instagram
Poll