
Ilkay Gundogan
Ilkay Gundogan është rikthyer te Manchester City. Mesfushori gjerman vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Barcelonën vetëm pas 1 viti, për t’u rikthyer përsëri në Premier League te “Qytetarët”.
Gundogan ndërpreu kontratën e tij me katalanasit dhe doli lojtar i lirë në treg. Në këto kushte, City nuk ka paguar asnjë cent për të rikthyer në “Ettihad” gjermanin.
Ndërkohë që ky i fundit ka firmosur me Cityn një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2025. Por, 33-vjeçari ka edhe opsionin e rinovimit për 1 vit tjetër.
View this post on Instagram