Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Humbja e fundit nuk falet, klubi londinez SHKARKON trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Humbja e fundit nuk falet, klubi londinez SHKARKON trajnerin
Liam Rosenior & Mikel Arteta

Liam Rosenior nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t. Humbja e fundit me shifrat 3-0 përballë Brighton nuk është falur, me klubin londinez që ka shkarkuar nga detyra në mënyrë të menjëhershme teknikun 41-vjeçar.

Kujtojmë që Rosenior e mori rolin e trajnerit te Chelsea më 8 janar të këtij viti, duke i drejtuar ata në 23 ndeshje. Në këto ndeshje që drejtoi ai, “Blutë e Londrës” morën 11 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje.

Një periudhë e vështirë, marr shkas këtu eliminimin nga Champions League dhe nga çdo kompeticion tjetër vendor. Madje, humbja e fundit me Brighton, bëri që Chelsea të mbyllte 99% llogaritë me një kualifikim të mundshëm në UEFA Champions League.

Ndërkohë që në deklaratën e tij, klubi i Chelsea-t ka njoftuar edhe trajnerin e ri, provizor, deri në fund të sezonit. Ai do të jetë “timonieri” i Chelsea u21, Calum McFarlane, teksa puna për trajnerin e ri ka nisur që tani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

Poll

Lexo gjithashtu