
Armando Broja - Enzo Maresca
Chelsea do të luajë ditën e sotme përballë Manchester Cityt sfidën e vlefshme për javën e parë të Premier League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, do të startojë në orën 17:30.
Tashmë dy trajnerët, si Pep Guardiola dhe Enzo Maresca kanë vendosur për titullarët. Gjithçka është zyrtare dhe ky i fundit e ka “djegur” Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar u dërgua te ekipi U21 disa ditë më parë, teksa diçka e tillë konfirmohet edhe sot për përjashtimin e tij.
Broja nuk është as në pankinë për “Blutë e Londrës”, me sulmuesin kuqezi që ka përfunduar në tribunë. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Chelsea – Manchester City.

Chelsea – Manchester City
Poll