
Mats Wieffer është zyrtarisht lojtari më i ri i Brighton. Mbrojtësi holandez është zyrtarizuar ditën e sotme te anglezët.
Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 5 vjeçare, me holandezin që do të mbajë veshur fanellën e Birghton deri në qershor të vitit 2029. 24-vjeçari ishte objektivi kryesorë i Milan, me kuqezinjtë që tentuan transferimin e tij, por tashmë shikojnë që Brighton u prish “planet”.
“Brighton konfirmon nënshkrimin e holandezit Mats Ëieffer nga Feyenoord, me lojtarin që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2029”, ka shkruar klubi anglez.
Ky transferim u ka kushtuar arkave të anglezve 30 milionë euro. Shifër kjo më e lartë se e Milan, me Feyenoord që pranon ofertën e Brighton.
Wieffer is a Seagull! ???????????? pic.twitter.com/mSgRboNRIq
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) July 5, 2024