Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Arne Slot nis aventurën e re në Premier League, merr në dorë “frenat” e Liverpool

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Arne Slot nis aventurën e re në Premier League, merr në
Arne Slot

Tashmë edhe zyrtarisht Arne Slot ka marrë në dorë “frenat” e Liverpool. Trajneri holandez nis ditën e sotme aventurën e tij në krye të “The Reds”, ku do të zëvendësojë kështu Jurgen Klopp.

Liverpool e ka zyrtarizuar Slot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.  5-vjeçari do të nisë menjëherë përgatitjet me ekipin për sezonin e ri.

“45-vjeçari bashkohet me Reds nga Feyenoord dhe merr frenat pas largimit të Jürgen Klopp. Slot do të fillojë punën me skuadrën kur të fillojë sezoni para-sezonal në korrik, me një udhëtim me tre ndeshje në SHBA, pjesë e përgatitjeve për 2024-25.

Trajneri i lindur në Holandë vjen pas tre sezoneve shumë të suksesshme me Feyenoord, gjatë të cilave ai i udhëhoqi ata drejt titullit të ligës në 2023 dhe u emërua Trajneri i Vitit në Eredivisie në dy raste”, mbyllet njoftimi i “The Reds”.

Ish-trajneri i Feyenoord do të drejtojë “The Reds” në Premier League për 3 vite. Gjatë kësaj periudhe 45-vjeçari do të përfitojë 8 milionë euro në sezon dhe paga e tij mund të rritet nëse arrin të fitojë trofe në “Anfield”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga