
Renato Veiga
Renato Veiga është lojtari më i ri i Chelseat. Mesfushori portugez ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Basel në Zvicër, për të nisur një të re me “Blutë e Londrës”.
Portugezi ka nënshkruar një kontratë 7 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2031, por ka opsionin për të shtuar edhe 1 vit tjetër. Ndërkohë, Basel ka përfituar 14 milionë euro nga shitja e 20 vjeçarit.
Drejtuesit e Chelseat dhe trajneri Maresca janë të bindur se Veiga ka cilësitë e duhura për të përforcuar ekipin, pasi përveç rolit të mesfushorit mund të luaj në krahun e majtë të mbrojtjes dhe qendër.
View this post on Instagram
Poll