Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Zhgënjim në "Old Trafford", mesfushori i Manchester United kërkon largimin

Shkruar nga NEWSPORT
Zhgënjim në "Old Trafford", mesfushori i Manchester United
Bruno Fernandes & Kobbie Mainoo

Mesfushori i talentuar i Manchester United, Kobbie Mainoo, po mendon seriozisht të largohet nga “Old Trafford” në merkaton e janarit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, 20-vjeçari është i zhgënjyer nga mungesa e minutave dhe kërkon një klub ku mund të luajë rregullisht.

Mainoo, një nga produktet më premtuese të akademisë së United, nuk ka nisur ende asnjë ndeshje në Premier League këtë sezon, gjë që ka ndezur shqetësime për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2026 me Anglinë.

Ai kishte pranuar mundësinë e huazimit edhe gjatë verës, por trajneri Amorim e kishte bllokuar largimin.

Tani, me afrimin e merkatos së dimrit, mesfushori mbetet një objektiv kryesor për disa klube të Serie A, dhe gjasat janë që transferimi i tij të realizohet përmes një huazimi deri në fund të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu