
Tottenham është me një këmbë në finale pas fitores ndaj Liverpool në Londër. Sfida e mbyllur 1-0 ishte takimi i parë, pasi të dy klubet përballen në takimin e kthimit i vlefshëm për EFL Cup.
Liverpool pas një ecurie shumë të mirë deri në limitet e fantastikes nën Slot bie kundër Spurs që e kërkuan me ngulm fitoren. Vendasit shënuan një herë më herët para golit vulosës, por rrjeta u anullua. Ndërsa në minutën e 86-të, kur gjithçka po dukej një 0-0, Bergvall pas asistit të sulmuesit kryesor Solanke nuk fal dhe dërgon në delir impiantin modern londinez.
Takimi i Kupës së Ligës së Anglisë më shumë u mbulua nga ai moment i hidhur i Bentancur që ndërpreu gjysmëfinalen për rreth 10 minuta dhe solli panik.
Goli i Tottenham