Manchester United - Newcastle
Manchester United ka fituar në shtëpi përballë Newcastle, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi anësori, Patrick Dorgu. Ky i fundit realizoi një gol mjaft të bukur me një goditje në hyrje të zonës, me topin që ishte i “pakapshëm” për portierin kundërshtar.
Kështu, “Djajtë” shkojnë në vendin e 5-të me 29 pikë, po aq sa Chelsea i vendit të 4-t. Në krahun tjetër, me 23 pikë Newcastle mban vendin e 11-të në tabelën e renditjes.
Goli i Dorgu (Manchester United 1-0 Newcastle)
Poll
