Manchester United - Everton
Sezoni i ri, Manchester United i “vjetër”. Fraza e duhur për të përshkruar “Djajtë” në Premier League. Në takimin përmbyllës të javës së 12-të, ekipi i Ruben Amorim mori një humbje minimale në “Old Trafford’, por që “djeg” shumë.
Pikësëpari ndaj një skuadre nga qyteti i Lverpool, fjala është për Evertonin. Goli i Dewsbury-Hall vendosi fatet e kësaj përballe në minutën e 29.
Edhe pse miqtë u ndëshkuan me karton të kuq pas 13 minutash lojë, gjetën guximin dhe besimin për të “goditur” Manchesterin dhe mbrojtur fitoren deri në fund. United mbetet në kuotën e 18 pikëve, pozicioni i 10-të, të njëjtën sasi pikësh me Evertonin.
Poll
