Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde me fanellën e Barcelonës. Goli spektakolar i shënuar në fitoren 3-0 ndaj Mallorcas e ka futur spanjollin në librin e rekordeve.
Kjo pasi Yamal është bërë futbollisti më i ri në La Liga që shënon 24 gola në 92 ndeshje. Kjo e bën atë me moshën më të re në 5 ligat kryesorë që arrin një numër të tillë golash, madje ka lënë mbrapa edhe Kylian Mbappe, i cili në të njëjtën mshë pati shënuar 23 gola.
Në këtë sezon, talenti i Barcelonës ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asistime në të gjitha garat, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës katalanase. Aktualisht, vetëm Ferran Torres, me 16 gola, ka realizuar më shumë gola se Yamal për Barcelonën në këtë sezon.
LAMINE YAMAL. THIS IS NOT FAIR.
— sea (@neverlie) February 7, 2026
Greatest Player itw at 18? pic.twitter.com/OKw0pjA49X
