Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare merr minuta me Everton

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare merr minuta
David Moyes dhe Armando Broja

Armando Broja është rikthyer. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë pas dëmtimin dhe sot mori minuta në barazimin mes Evertonit të tij dhe skuadrës së West Ham.

Broja e nisi këtë sfidë nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 79-të. Sulmuesi kuqezi mori vendin e sulmuesit tjetër të Everton, Betos. David Moyes i beson kështu minuta shqiptarit direkt pasi kishte lënë pas dëmtimin.

Një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, pasi Broja është pjesë e listës së Sylvinhos. Ai pritet të jetë protagonist në sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga