Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Nga rikthimi i Armando Brojës te humbjet e favoritëve, e shtuna shkaktoi “TËRMET” në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga rikthimi i Armando Brojës te humbjet e favoritëve, e shtuna
Premier League

Janë luajtur 7 ndeshje e së shtunës në Premier League angleze për javën e 12-të. Burnley u mposht nga Chelsea me shifrat 0 – 2, ku pati disa minuta për sulmuesin e Kombëtares Armando Broja.

Edhe pse dhimbjet dhe lotët e shqiptarit në takimin kundër Anglisë dhanë idenë se ai do qëndronte gjatë jashtë fushave, rezultoi e “rreme” si teori. Surprizat më të mëdha përkuan me Manchester City dhe Liverpool.

Të dyja skuadra në fillim të këtij edicioni u vendosën nga analistët dhe mediat si favorite për titullin. “Qytetarët” u mposhtën nga Newcastle 1 – 2, teksa Haaland nuk e gjeti golin. “Reds” morën disfatë të hidhur 0 – 3 nga Nottingham Forest në “Anfield Road”.

Në ndeshjet e tjera, Bornemouth – West Ham 2 – 2, Fulham mposhti minimalisht Sunderland e Granit Xhakës, Brighton triumfoi 2 – 1 ndaj Brentford dhe Crystal Palace mori 3 pikë të rëndësishme kundër Wolves.      

  

Poll

Lexo gjithashtu