
Manchester City barazoi në shtëpi përballë Arsenal me rezultatin 2-2 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Premier League. “Qytetarët” ishin në disavantazh deri në minutën e 98-të, kur Stones barazoi shifrat.
Megjithatë, përveç lojës së mirë, ajo ç’ka bëri përshtypje ishte sjellja e Erling Haaland. Si fillim, në momentin e golit të barazimit nga të tijët, sulmuesi norvegjez mori topin dhe goditi në kokë mbrojtësin e Arsenal, Gabriel.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai u kap edhe me sulmuesin brazilian Gabriel Jesus. Në fundin e ndeshjes, Jesus shkoi të sqarohej me të, por Haaland nuk u përmbajt duke i thënë “ik q*hu klloun”.
Pritet të shihet nëse FA do të marrë masa për gjestet e pahijshme të sulmuesit norvegjez, apo ky i fundit do t’ia hedhë edhe kësaj radhe. Haaland njihet për karakterin e tij ‘bullizues’, pasi diçka e tillë ndodh shpesh.