Aston Villa
Aston Villa ka fituar në shtëpi përballë Arsenal, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Villa Park”, përfundoi me shifrat 2-1.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 36-të me anë të Cash. Ndërkohë që për golin e barazimit në krahun tjetër mendoi belgu Trossard. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte në baraspeshë, Buendia shënoi në minutën e 95-të.
Kështu, Aston Villa ngjitet në vendin e dytë me 30 pikë. Me 3 pikë më shumë, “Topçinjtë” mbajnë vendin e parë në kampionat.
Goli i Buendia
Poll
