Aston Villa - Manchester United
Është mbyllur java e 17-të në Premier League me ndeshjen Aston Villa – Manchester United. “Djajtë” u mposhtën 1 – 2, aty ku goli i Cunha nuk vlejti për asgjë.
Dopieta e Rogers te Aston Villa rezultojë përcaktuese, konkretisht në minutat 45 dhe 57’. Në 3 ndeshjet e fundit, Manchester United ka vetëm 1 fitore, ndërsa mban vendin e 7-të në tabelë me 26 pikë, 13 më pak se Arsenali kryesues.
Aston Villa me të drejtë mund të konsiderohet “hirushja” e kampionatit, pozicioni i 3-të me 36 pikë.
Poll
