Manchester United - West Ham
Manchester United ka barazuar në shtëpi përballë West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”, përfundoi me shifrat 1-1.
Golin për “Djajtë e Kuq” e shënoi Diogo Dalot në minutën e 58-të të sfidës. Ndërkohë që në krahun tjetër, për golin e barazimit te “Çekanët” mendoi Magassa në të 84-tën.
Kështu, United ngjitet në vendin e 8-të me 22 pikë, duke lënë pas në renditje Liverpool. Në krahun tjetër me 12 pikë të grumbullara, West Ham mbetet në zonën e ftohtë, në vendin e 18-të.
GOLAT:
Goli i Diogo Dalot
Goli i Magassa
Poll
