Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Manchester City konfirmon sezonin negativ, Arteta "hakmerret" ndaj Pep Guardiolas me rezultat turpërues

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Manchester City konfirmon sezonin negativ, Arteta "hakmerret"
Arsenal

Është mbyllur supersfida e javës në Premier Leaguemes Arsenal dhe Manchester City. Londinezët kanë tregaur futbollin e tyre më të bukur duke mposhtur si asnjëherë më aprë 4-1 ekipin e bluve që po bën një sezon skandaloz.

Odegaard hapi siparin që në minutë të dytë dhe aty u duk që në “Emirates” të kuqtë do të kishin një mbrëmje të këndshme. Norvegjezi tjetër Haaland u kundërpërgjigj në minutën e 55-të të pjesës së dytë por aq nuk mjaftoi për “Citizens”.

Ganezi Partey jo më vonë se 1 minutë pas golit të bomberit të miqve, kaloi në avantazh sërish vendasit me një kryegol nga jashtë zone.

Talenti Lewis Skelly madje festoi me veprimin ikonik të Haaland në golin e tretë të minutës së 62-të, si për të ironizuar mbrëmjen katastrofale të klubit nga Manchester.

Turpërimin e vulosi Havertz me gjermanin që shënoi golin e katërt të “Topçinjve” në minutën e 76-të. Skuadra e Guardiolas u çekuilibrua komplet duke treguar dhe njëherë se gjërat nuk shkojnë aspak mirë si në ligë edhe në Champions, ku nukmarritën kualifikimin direkt për në Raundin e 16-ve.

Në fund rezultatin 5-1 e konfirmoi në shtesë Nwaneri. I riu në minutën e 93-të dërgoi topin për herë të fundit në rrjetë.

Ndoshta epoka e teknikut spanjoll është mbyllur pikërisht ndaj ish-bashkëpuntorit të tij, Mikel Arteta.

Goli i parë i Arsenal

Goli i dytë i Arsenal

Goli i tretë i Arsenal

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga