Edhe pse u parashikua si “finale” e parakohshme për titullin në Premier League mes Manchester City dhe Liverpool në javën e 11-të të Premier League, fusha tregoi të kundërtën. Ndeshja e mbajtur në “Etihad Stadium” nuk pati histori, e përfunduar 3 – 0 për “Qytetarët”.
Fillimisht sulmuesi Erling Haaland humbi penalltinë në minutën e 13. Në të 29 minutë Haaland rregulloi shënjestrën dhe kaloi në avantazh të tijtë. Nico mbylli pjesën e parë me shifrat 2 – 0 për Manchester City-in.
Doku në minutën e 63 i vendosi “vulën” fitores bindëse kundër një rivali që thuajse nuk bëri asnjë. Manchesteri i Guardiolës vazhdon të ndjek Arsenalin kryesues në Premier League, 4 pikë diferencë.
Në ndeshjet e tjera të ditës së dielë, Aston Villa triumfoi bindshëm ndaj Bournemouth 4 – 0, Brentford “likujdoi” Newcastle 3 – 1, Crystal Palace – Brighton nuk pati gola dhe Nottingham “theu” 3 – 1 Leeds.
