Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Liverpooli i “mallkuar”, shkarkimi i Arne Slot në “fije te perit”! Manchester City rikthehet te fitorja (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Liverpooli i “mallkuar”, shkarkimi i Arne Slot në
Bournemouth - Liverpool

Bournemouth u përball me Liverpool, në një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-2, në favor të ekipit i cili luajti në shtëpi.

Gola të shpehtë që në pjesën e parë pasi Bournemouth kalon në avancë me aksionet e kryera nga Evanilson në minutën e 26-të dhe Jimenez në minutën e 33-të. Nga ana tjetër edhe Liverpool shënoi falë Van Dijk, në minutën e 45-të duke ,byllur lështu edhe pjesëm e parë.

Në të dytën të “kuqtë” dhurojnë golin e baraspeshës falë. Goditje së Szoboszlai në minutën e 80-rë. E kur fati i ndeshjes u “ngri” nga barazimi, Adli bëhet heroi i ndeshjes me golin e fitores të cilin e shënoi në minutën e 95-të.

Po aq dinamike ishte edhe dueli mes Manchester City me Wolves, i cili u mbyll me rezultatin 2-0. Në favor të “qytetarëve”. 45-minutëshi i pari i mjaftoi Cityt që të vendoste për ndeshjen, pasi shënoi 2 gola atë falë Marmoush që në minutën e 6-të dhe i dyti i cili erdhi nga Semenyo në minutën e 47-të.

E sa i takon pjesës së dytë rivali, nuk e gjeti forcën që të prekte rrjetën e Manchester City duke bërë që ndeshja të mbyllej me fitoren e “qytetarëve”.

Duke iu referuar klasifikimit në Premier league Liverpool ndodhet në vendin e 4-të me 36 pikë dhe një historik që në 5 ndeshjet e fundit nuk ka gjetur ende fitoren. Gjë e cila sipas mediave të huaja, e vë klubin para përgjegjësisë që të mendojnë edhe për të ardhmen e Arne Slot tek ekipi.

Bournemouth është në vendin e 13-të me 30 pikë. Ndërsa Manchester City është i dyti me 46 pikë duke e lënë Wolves të fundit me 8 pikë.

Ndeshjet e tjera u mbyllën me rezultatin si më poshtë: WestHam – Sunderland (3-1) dhe Fulham – Brighton (2-1).

Poll

Lexo gjithashtu