Inter ka barazuar pas humbjes së pësuar nga Al Ittihad. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka barazuar me Chelsean me rezultatin 1-1, në miqësoren e zhvilluar në “Stamford Bridge”.
Edhe pse “Blutë e Londrës” krijuan më shumë raste, ekipi italian u tregua më i saktë para portës në pjesën e parë. Ishte Marcus Thuram ai që shënoi golin për zikaltërit. Sulmuesi francez gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 26-të.
Përsa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori i Kombëtares e nisi si titullar këtë ndeshje. Por, 22-vjeçari u zëvendësua në minutën e 58-të për t’i lënë vendin Frattesit.
Në krahun tjetër, Chelsea gjeti golin e barazimit në minutën e 90-të me anë të Ugochukwu. Në këtë mënyrë, "blutë" shmangin një disfatë tjetër, pas asaj me Cityn dhe Real Madrid radhazi.