Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Emocione, përmbysje dhe 7 gola në derbin e Londrës, Chelsea mposht Tottenham në një sfidë spektakolare

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Emocione, përmbysje dhe 7 gola në derbin e Londrës,
Cole Palmer në Derbin e Londrës

Tottenham me Chelsea ka qenë një supersfidë në poltkuptimin e fjalës. 7 gola, përmbysje, avantazh prej 2 golash dhe realizim në minutat e fundit.

Derbi i Londrës ka parë blutë të triumfojnë 3-4 në stadiumin modern të Spursave dhe emocionet e çliruara nga festimi i Enzo Marescas në fund i tregon të gjitha. Spektakël i garantuar në Premier League mes emocionesh, tensionesh, gabimesh, super golash dhe festimesh.

Solanke dhe Kulusevski me eurogol tronditën për 2 minuta londinezët. Por, djemtë e Postecoglu e panë veten në ‘humnerë’ me 4 gola radhazi të pësuara. Sancho, palmer me panalti i dhanë avantazhin ekipit të teknikut italian. Më pas, gol nga kapiteni Enzo Fernandez dhe dopietë penalltish nga Cole Palmer për të mbyllur disi llogaritë në sfidën e kryeqytetit.

Goli i ‘yllit’ të Hotspur në minutat shtesë nuk qe mjaftueshëm për të dal me 1 pikë nga një takim i nisur përsëmbari nga të bardhët. Koreani pati një super rast në fund e mund të ishte ‘hero’ por fati nuk e shtyu topin në rjetë.

Chelsea ngjitet në vend të dytë në ligën angleze me 31 pikë, 4 më pak se Liverpooli por 1 ndeshje më shumë se ‘The Reds’. Tottenham vazhdon ulje-ngritjet në drejtimin e australianit.

Goli i dytë i Tottenham, Kulusevski

Goli i Son

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga