Manchester City dhe Liverpool u përballën mes tyre mbrëmjen e djeshme, sfidë kjo që përfundoi me fitoren 2-0 të “The Reds”. “Qytetarët” vazhdojnë kështu të thellojnë rezultatet negative në këtë sezon, duke mos mundur dot të rikthehen te fitoret.
Por gjatë lojës vëmendjen e morën tifozët e Liverpool që i thonin në kor Guardiolës që nesër në mëngjes do të shkarkohesh. Në këtë moment Pep-i u tregon numrin 6 me gishtë për t’iu kujtuar titujt e fituar me Manchester Cityn në Premier League.
Në lidhje me këtë ka folur timonieri spanjoll, i cili ka theksuar se është mjaft i çuditur nga sjellja e tyre. Ndër të tjera ka theksuar se nuk e priste aspak diçka të tillë.
“Ndoshta kanë të drejtë! Nuk e prisja këtë në Anfield. Ndoshta duhet ta kishin kënduar më parë. Nuk e prisja nga njerëzit e Liverpool-it, por është në rregull!”, u shpreh Guardiola për “Sky Sports”.