
Luton - Everton
Luton ka barazuar në shtëpi përballë Everton në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në “Kenilworth Road”, përfundoi me rezultatin 1-1.
I pari kaloi në avantazh Evertoni në minutën e 24’. Golin e shënoi Calvert-Lewin, me këtë të fundit që tundi rrjetën nga 11-metërshi. Por barazimi nuk vonoi, ku Adebayo riktheu baraspeshën në minutën e 31’.
Me këtë barazim, Luton shkon në kuotën e 26 pikëve, por mbetet në zonë e ftohtë të renditjes duke luftuar ende për mbijetesë.
Në krahun tjetër, Everton me 37 pikë mbetet në vendin e 15-të në tabelën e klasifikimit.
Poll