
Evertoni i Armando Brojës nga sezoni i ardhshëm do të jetë me stadium të ri. “Blutë” e Merseyside do t’i japin lamtumirën shtëpisë së tyre “Goodison Park”, e cila u ndërtua në vitin 1892.
Sezonin tjetër, ekipi i Brojës do të transferohet në stadiumin e tyre të ri “Bramley-Moore Dock” në të njëjtin qytet. Objekti aktualisht është në testik dhe do të jetë gati për të pritur Evertonin sezonin e ardhshëm.
Stadiumi i ri i skuadrës së sulmuesit shqiptar do të ketë një kapaciet për 52,888 tifozë. Një fakt interesant është se në stadiumin e ri të Evertonit, në kuzhinë ketchupi nuk do të shërbehet me ngjyrë të kuqe, por me ngjyrë blu.
Shkak bëhen rivalët historik të qytetit, Liverpooli i cili mbart të kuqen. Siç shihet edhe në fotografi një hot dog i shërbyer, është i shoqëruar me ketchup me ngjyrë blu.
