Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Fitimi i Carabao Cup ndjenjë e papërshkrueshme” Aleksander Isak: Dua të luaj dhe të çoj Newcastle në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitimi i Carabao Cup ndjenjë e papërshkrueshme”
Aleksander Isak

Newcastle United arriti të fitojë trofeun e parë pas 70 vitesh duke mposhtur Liverpoolin në finalen e Carabao Cup. Protagonist në fitoren e ekipit bardhezi ishte padyshim Aleksander Isak, i cili në një intervistë shpjegon rëndësisnë e këtij trofeu.

“Këto gjëra nuk mund të përshkruhen, mendoj se mund të imagjinoni se si ndihemi ne, por është ndjenjë e pabesueshme. “Wembley” ishte i mbushur me të gjithë tifozët e Neëcastle. Kam fituar edhe Kupën e Spanjës me Real Sociedad, por Carabao ka një vlerë më të madhe, ndoshta sepse kam pasur një ndikim pak më të madh në lojë.

E ardhmja ime? Nuk kam shumë për të thënë. Kam komentuar disa herë për situatën time dhe sigurinë time në Newcastle. Nuk mendoj për të ardhmen. Tani kemi fituar trofeun, por duam të përfundojmë fuqishëm dhe të arrijmë Champions League. Kjo është ajo që dua dhe nuk mendoj për asgjë tjetër”, u shpreh Isak.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga