
Andre Onana
Në verën e vitit 2023, Manchester United firmosi me Andre Onanën nga Interi dhe largoi David De Gean. Mirëpo, ardhja e portierit afrikan në ambientet e klubit britanik duket se e kanë thelluar edhe më shumë krizën e tyre.
Që nga ardhja e tij tek Manchester United, Andre Onana nuk e ka shfaqur potencialin e tij duke vënë në dyshim edhe të ardhmen e tij. Duket se drejtuesve të “djajve të kuq” i është sosur durimi me 28-vjeçarin.
Siç raporton prestigjiozja “The Sun”, ish-portieri i Ajaxit dhe Interit po vlerëson disa oferta nga Arabia Saudite. Gjithashtu dhe Manchester United është në kërkim të një zëvendësuesi. Të përfolur për të zënë vendin e Onanës janë Lammens i Antëerp dhe Chevalier i Lille.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
75 milionë euro, Liverpool “piketon” lojtarin e Interit
PREMIER LEAGUE