
Daniele De Rossi
Destinacioni radhës për Daniele De Rossin me shumë gjasa do të jetë Premier League. Timonieri italian pas aventurës së tij me Romën, pritet të rikthehet në stol, por këtë herë në drejtimin e një skuadre angleze.
Sipas “Gazzetta dello Sport” bëhet me dije se Ëolves ka nisur bisedimet prej kohësh me De Rossin për një transferim të mundshëm në kampionatin anglez. Klubi anglez e shikon si zëvendësuesin e mundshëm të Vitor Pereiran, në rast se do të ndajnë rrugët me këtë të fundit.
Por përveç interesimeve nga Anglia, për 41-vjeçari duket se ka interes edhe nga Arabia Saudite dhe Spanja. Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për italianin, i cili do të vendosë edhe për të ardhmen e tij.
Poll