Kanë përfunduar 5 sfidat e javës së 18-të të Premier League. Ndeshje në të cilat janë shënuar në total 15 gola.
Dueli mes Arsenal-it dhe Brighton-it u mbyll me rezultatin 2-1, në favor të ekipit të Mikel Artetës. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të të Premier League.
Ekipi bëri një paraqitje të mirë në shtëpi me dy aksione të cilat u përkthyen në gola. Kështu goditja e Odegaar në minutën e 14-të i dha Arsenalit avancimin në pjesën e parë. Ndërsa surpriza e pjesës së dytë ishte goli i shënuar nga Rutter, në minutën e 52-të.
2-1, rezultat koçidence pasi kështu përfundoi edhe ndeshja mes Liverpool dhe Wolves. Pjesa e parë u dominua totalisht nga të “kuqtë”, pasi në harkun e 1 minute diference u shënuan dy gola.
Aksione të sakta të Gravenberch në minutën e 41-të dhe Wirtz atë të 42-të. Ndërsa Wolves nuk po ia del dot që të dalë nga “errësira” e humbjeve seri.
Sa i takon ndeshjeve të tjera ato u mbyllën në rezultatet si më poshtë: Nottingham – Manchester City (1-2), Brentford – Bournemouth (4-1) dhe West Ham – Fulham (0-1).
