Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Armando Broja zhgënjehet sërish në Premier League, Burnley e “zë haku" i shqiptarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Armando Broja zhgënjehet sërish në Premier League, Burnley
Momenti kur Armando Broja futet në lojë

Burnley është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Turf Moor”, përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm për miqtë e shënoi Munoz, në minutën e 44-t. Në krahun tjetër, te Burnley pati pak minuta edhe për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 81-të, duke marrë vendin e Cullen.

Në ato pak minuta që ishte në fushën e lojës, 24-vjeçari bëri mirë, duke fituar 1 duel që iu dha mundësia. Madje ai tentoi edhe 1 goditje në portën kundërshtare dhe u vlerësua me notën 6.4.

Përsa i përket Burnley, pas kësaj disfate, mbetet në vendin e parafundit (19-të) me vetëm 10 pikë pas 14 ndeshjesh. Në krahun tjetër, me 23 pikë, Palace merr vendin e 5-të.

Momenti kur Armando Broja futet në lojë

 

 

Poll

Lexo gjithashtu