U parashikua fitore me përmasa “tronditëse” nga ekipi i Liverpool ndaj Manchesterit United, aq më tepër kur “Reds” vinin pas 3 humbjesh radhazi në të gjitha kompeticionet.
Megjithatë, jo vetëm që Salah me shok nuk e përmbushën dot këtë “profeci”, por humbën përpara tifozëve të tyre ndaj rivalit më të madh në histori. Pas 2 minutash lojë, Mbeumbo kaloi në avantazh United, duke lënë të shokuar vendasit. Me këtë finalizim u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës, u rrit presioni i Liverpool në zonën mike. Përpara golit të barazimit me Gakpo, ky i fundit kishte goditur shtyllën në disa raste.
Atëherë kur u duk se do vinte përmbysja e madhe, lojtari i “memeve”, Harry Maguire “vulosi” fitoren e Manchester United në “Anfield Road” pas 9 vitesh pritje.