Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ 9 gola dhe spektakël, Manchester City vuan përballë ish ekipit të Armando Brojës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 9 gola dhe spektakël, Manchester City vuan përballë ish
Manchester City

Manchester City ka triumfuar në transfertë përballë Fulham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Craven Cottage”, u mbyll 4-5 në favor të miqve.

Për “qytetarët” shënuan Haaland, Reijnders, Foden dy herë dhe autogoli i Berge. Në krahun tjetër, rrugën e rrjetës për Fulham e gjetën, Smith Rowe, Iwobi dhe Chukëueze që shënoi dopietë.

Pas kësaj fitoreje me vuajtje, City shkon në vendin e dytë me 28 pikë, 2 më pak se Arsenal kryesues, por “djemtë” e Guardiolës kanë një ndeshje më shumë.

Në krahun tjetër me 17 pikë, ish ekipi i Armando Brojës, Fulham mban vendin e 15-të në tabelë.

Disa prej golave:

Poll

Lexo gjithashtu