Arsenal – Manchester United ka rezultuar një ndeshje “triller” për nga emocionet dhe kronologjia, e përfunduar 3 – 2 për “Djajtë”. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Arsenali në minutën e 29-të, autogol i mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez.
Manchesteri nuk e humbi “fillin” dhe vijoi të ruante qetësinë. Mbeumo hapi “llogaritë’ në minutën e 37’, 1 – 1. Me këto “ngjyra” u mbyll fraksioni i parë në “Emirates Stadium”. Dorgu finalizoi përmbysjen pak momente nga pjesa e dytë, gol fantastik nga distance.
Merino shfrytëzoi hezitimin e lojtarëve të United për të larguar topin në moment të vështirë dhe barazoi përkohësisht sfidën. Minuta e 87-të, përkoi me “qershinë mbi tortë”, goli “magjik” i sulmuesit Cunha, 3 – 2 për Manchester United.
“Djajtë” ngjiten në pozitën e 4-të me 38 pikë, ndërsa Arsenali mban kreun me 50 pikë. Në sfidat e tjera të ditës së dielë, Nottingham fitoi 2 – 0 ndaj Brentford, Chelsea bëri “detyrën” kundër Crystal Palace, ndërsa Aston Villa befasoi Neëcastle në “St.James Park”.
