Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Vetëm Manchester City ka bërë më mirë se ne”, Ten Hag paralajmëron Liverpool: Flasim me fakte

Shkruar nga NEWSPORT
“Vetëm Manchester City ka bërë më mirë se
Ten Hag

Manchester United do të përballet me Liverpool në orën 17:00. Një sfidë mjaft e luftuar në Premier League, e cila është e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit.

Përpara kësaj sfide ka folur Erik ten Hag, i cili ka theksuar se pas Manchester Cityt janë ata ekipi që kanë fituar më shumë trofe. Një paralajmërim për Liverpool para përballjes mes tyre.

“Dëgjoni, ne kemi fituar në dy vitet e fundit, pas Cityt, klubi me më së shumti trofe në futbollin anglez, kështu që kemi luajtur mirë në dy sezonet e fundit.

Ky është realiteti dhe këto janë fakte. Dhe po, këtë vit gjithashtu, ne duam të fitojmë dhe duam të fitojmë trofe.

Unë kam shumë besim në atë që jemi duke ndërtuar, kjo është çfarë kam bërë në 11 vitet e fundit. Kështu që duhet të keni durim, të prisni.

Ne do të punojmë dhe do të përmirësohemi gjatë këtij procesi dhe do të synojmë t’i realizojmë objektivat tanë dhe të fitojmë trofe.

Kritikat janë shumë subjektive, ka vetëm një gjë në futboll dhe kjo është fundi i sezonit kur ju e dini nëse keni fituar trofe apo jo. Dhe e përsëris veten time, pas Cityt, ne kemi fituar më së shumti trofe në futbollin anglez”, ka theksuar Ten Hag.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga